Durrës: 49-vjeçari nuk e pranon ndarjen dhe i hedh acid në trup ish të dashurës

8 muaj më parë
Durrës: 49-vjeçari nuk e pranon ndarjen dhe i hedh acid në trup ish të dashurës

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur së fundmi në Durrës, ku një 49-vjeçar i hodhi acid ish-të dashurës së tij parukerie.

Ngjarja ndodhi në zonën e Plazhit. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pas ndarjes së tyre.

Mësohet se ish-partneri i saj, shtetasi me inicialet Y.M. pas një konflikti, ka shkuar në biznesin e saj dhe e ka dëmtuar duke i hedhur substancë të dëmshme (acid) në trup.

Për ngjarjen në fjalë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Porkurori dhe po punojnë për kapjen e 49-vjeçarit.

Ky nuk është rasti i parë që dëgjojmë kur shqiptarët nuk e presin mirë ndarjen nga partneri i tyre dhe arrijnë deri këtu sa të bëjën gjeste të tilla.

Pra këtu te ne vazhdon akoma mentalieti “o me mua o me askënd”. Edhe pse vitet kalojnë, mentaliteti jonë vazhdon të jetë i prapambetur.