Dybala-Milan, gazetari Pellegatti jep njoftimin “risi”

7 muaj më parë
Dybala-Milan, gazetari Pellegatti jep njoftimin “risi”

Për më shumë se 48 orë Paulo Dybala eshte një lojtar pa kontratë, pra futbollist i lire. Pas mos rinovimit me Juventusin, argjentinasi ka vështirësi për të gjetur një ekip edhe për shkak të kërkesave të larta për t’u transferuar…

Siç shkruan Corriere della Sera, përveç Interit, situatën e lidhur me ish-lojtarin e Juventusit ka nisur të perfshire edhe Napolin ashtu si Milanin. Kuqezinjtë, në rast mosmarrëveshjeje mes Interit dhe Dybala, do të rikthehen në mesin e korrikut, me shpresën që pretendimet ekonomike të djalit të jenë më të ulëta…

Carlo Pellegatti, gazetar dhe tifoz historik i kuqezinjve, ftoi gazetaren e Corriere della Sera, Monica Colombo, në videon e tij të zakonshme javore. Gjatë intervistës, të dy folën mes shumë temave për të ardhmen e Paulo Dybala.

Këto janë deklaratat kryesore për çështjen Joya dhe derbit te merkatos qe nuk eshte ndezur ende por qe mbetet ne horizont: “Risia është se edhe agjenti i Dybala po lëviz për të kuptuar diçka, duke folur me Milanin”.