Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e trishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Dy të mitur dyshohet se janë mbytur në liqenin e Prushit.
Në një njoftim paraprak policia bën të ditur se fëmijët janë të moshës 11 dhe 13 vjeç. Ndërkoë mësohet se e kanë qenë një grup fëmijësh duke u larë në liqen. Katër prej tyre kanë dalë dhe dy të tjerë jo.
Në vendngjarje janë nisur menjëherë polumbarët e RENEA-s për të për të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave nga liqeni. Gjithashtu priten edhe prindërit për të marrë të dhënat nga grupi hetimor.
Sipas disa qytetarëve që kanë shkruar pranë redaksisë së Joq Albania, dyshohet se viktimat janë vëllezër, që e bën akoma dhe më të trishtë këtë ngjarje.
Ka dyshime se motra u fut në liqen për të shpëtuar vëllain por fatkeqësisht humbën jetën të dy. Ndërkaq dyshohet se dy të miturit janë vendas nga zona e Vaqarrit.
Liqeni i Prushit, është është një liqen artificial, i cili ndodhet në mes të fshatit Prush dhe Lalm rrethuar nga pishat e larta dhe një gjelbërim i dendur.