Atalanta është në një fazë reformimi dhe ndryshimi lojtarësh për të kaluar këtë moment të vështirë, pas mbetjes jashtë nga zona europiane.
Projekti i Gasperinit do të vazhdojë dhe klubi po punon në shumë fronte për të rekrutuar lojtarë të rinj, një prej të cilëve mendohet të jetë edhe Marvin Çuni.
Futbollisti ka lindur në Gjermani, por ka vendosur të përfaqësojë Shqiptarinë, duke u bërë pjesë edhe e ekipit kombëtar U-19.
Djaloshi është një sulmues pykë, por mund të përshtatet edhe në rolin e anësorit, majtas ose djathtas. Ai konsiderohet si mjaft premtues për të ardhmen.
Aktualisht ai ka rinovuar me Padërbornin në Bundesligën e dytë gjermane deri në 2024- ën, edhe pse kartoni i tij është në pronësi të Bajernit të Myhniut.
Atalanta do të bëjë një tentativë për ta sjellë në Serinë A, sipas asaj që shkruan “calcioline.com”. Një shans i artë pë djaloshin për të bërë karrierë.