Paolo Maldini on fire…. Pas titullit, drejtuesi kuqezi duket se nuk ka duruar me dhe ka marre freret ne duart e tij. Arkitekti i suksesit priti tre vite por tashme duket se nuk ka me kohe per te pritur dhe duhet hapi cilesor…
Per kete arsye, sic shpjegon Gazzetta dello Sport, ai ka bere listen e tij te shpenzimeve qe do t’iu habise pak. Sipas burimeve te fundit, Maldini ka vene ne shenjester Bremer nga Torino (nuk dihet nese Pobega do te perfshihet) por edhe Zaniolon e Roma-s.
Per talentin verdhekuq, qe nuk ka rinovuar ende, gati edhe nje shume e majme. Ai shihet perfekt per lojen e Stefano Piolit qe ka nevoje per nje fantazist dhe nje sulmues krahu. Roma sot nuk mund te kerkoje me shume se 40 mln euro.
Ne anen tjeter, gati edhe Renato Sanches. Mesfushori i Lille i ka dhene fjalen dhe agjenti Mendes gjithashtu. Tani pritet qe te zhbllokohet situata me klubin. Drejtuesit kuqezi presin dhe RedBird duhet te pergjigjet.
Por, nuk mbaron me kaq. Vec Origit, ne sulm Maldini do edhe Scammacca dhe ne fund eshte Noa Lang, qe eshte bllokuar dhe ben fanazistin dhe leviz ne te gjithe harkun e sulmit.
Milannews shkruan: “Pas kampionatit dhe Scudetto-s së 19-të, negociata mes Elliott dhe RedBird për blerjen e Milanit nga ky i fundit është drejt përfundimit. Javën e ardhshme mund të jetë nënshkrimi, pra nënshkrimi i kontratës paraprake që në fakt është hapi që i paraprin mbylljes (d.m.th. transferimi aktual i aksioneve në duart e pronarit të ri).
Pasi të ketë përfunduar shitja e klubit, që në këtë moment është padyshim gjëja e parë që duhet bërë, do të jetë e mundur të kthehemi aktivisht në merkaton e verës dhe do të vazhdojmë të flasim për rinovime kontratash, duke përfshirë ato të menaxherëve (Paolo Maldini dhe Frederic Massara).