E bujshme nga Italia, Milani do transferojë… Asllanin

8 muaj më parë
E bujshme nga Italia, Milani do transferojë… Asllanin

Një lëvizje e bujshme pritet të ndodhë në futbollin e femrave. Bëhet fjalë për sulmuesen me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani që luan me Suedinë.

Shqiptarja ka arritur akordin me Milanin dhe me shumë gjasa do t’i bashkohet skuadrës kuqezi. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Italia.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Ganz, po punon fuqishëm për të nderuar një ekip dinjitoz në sezonin e ardhshëm dhe Kosovare Asllani është në krye të listës së transferimeve.

E bujshme nga Italia, Milani do transferojë… Asllanin

Futbollistja e lindur në vititn 1989, ka një përvojë tepër të suksesshme, teksa ka qenë pjesë e klubeve më të mira në botë si Real Madrid apo dhe PSG. Me afrimin e Asllanit, cilësit në sulmin milanist do të rriteshin ndjeshëm.

Ndërkohë në anën tjetër, edhe Interi është drejt zyrtarizimit të transferimit të Asllanit, por këtu bëhet fjalë për futbollin e meshkujve, ku rivaliteti është shumë herë më i madh.

Agjenti i shqiptarit ka qenë sot mbasdite në zyrat e Interit, ku thuhet se palët kanë rënë dakord për cdo gjë dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi.