E BUJSHME NGA POLONIA | “Milani ka mbyllur blerjen e lojtarit për 18 mln euro”

6 ditë më parë
E BUJSHME NGA POLONIA | “Milani ka mbyllur blerjen e lojtarit për 18 mln euro”

Milan pritet të përfundojë nënshkrimin e qendërmbrojtësit Jakub Kiwior nga Spezia në muajt e ardhshëm, sipas një raporti te dites se sotme! Më herët gjatë ditës së sotme, një raport nga Goal.pl raportoi se informacioni ka mbërritur nga ‘një nga personat prane futbollistit” – siç konfirmohet nga një burim tjetër – se Kiwior është shumë afër transferimit te Milani nga Spezia.

Ata deklaruan se dikush i afërt me futbollistin polak madje shtoi se ‘gjithçka është bërë’. Sipas të fundit nga FootMercato, 22-vjeçari polak – i cili refuzoi West Ham gjatë merkatos së verës – është afër bashkimit me Milanin.

Diskutimet midis Spezia-s dhe drejtuesve të kuqezinjve kanë rezultuar në një marrëveshje pothuajse totale për një shumë që vlerësohet të jetë 18 milion euro duke përfshirë bonuset.

Milani po punon paralelisht për të arritur një marrëveshje me agjentin e lojtarit për kushtet personale, por diskutimet janë tashmë në një fazë të avancuar edhe me ta, kështu që palët e ndryshme të përfshira janë optimiste për të arritur një marrëveshje shpejt.

Kiwior eshte pjese edhe nje akordi qe Milani beri me Spezia duke qene se te ekipi ligurian shkuan si Daniel Maldini ashtu edhe Caldara, ndaj kuqezinjte moren nje akord per blerjen e mbrojtesit duke qene perparesi ne marreveshjet me ekipin bardhezi.

Si qendërmbrojtës, ai mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. Thiago Motta, trajneri i tij në Spezia, e përdori atë si gjysmëmbrojtës. I rritur në sektorin e të rinjve të GKS Tychy, në vitin 2016 ai u ble nga Anderlecht ku luajti në sektorin e të rinjve deri në janar 2019, kur u shit te Podbrezová.

Ai bëri debutimin e tij profesional më 16 shkurt duke luajtur ndeshjen e Superligës të fituar 3-1 kundër Nitra dhe në fund të sezonit ai u ble nga Žilina. Më 31 gusht 2021 u ble nga La Spezia. Ai bëri debutimin e tij në Serinë A)më 1 dhjetor 2021, duke filluar në humbjen 2-0 në Inter.