E bujshme nga Shkodra! Tirana po mendon t’i marrë lojtarin më të mirë Vllaznisë

8 muaj më parë
E bujshme nga Shkodra! Tirana po mendon t’i marrë lojtarin më të mirë Vllaznisë

Liridon Latifi është në orbitën e Tiranës. Anësori i skuadrës së Vllaznisë spikati në edicionin që lamë pas në Superiore dhe tashmë në ndjekje të tij janë vënë kampionët e Shqipërisë.

Siç raporton të paktën Shkodrasport, kryeqytetasit janë të gatshëm të bëjnë një sforco financiare për shërbimet e lojtarit.

Megjithatë kontrata që ka me shkodranët e mban atë të lidhur edhe për një edicion futbollistik. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me 28-vjeçarin, i cilësuar si ndër më të mirët në vitet e fundit në pozicionin e tij, në kampionatin shqiptar.

Pas Da Silvës që zyrtarizohet sot te Partizani, Latifi mund të jetë i radhës që lë Vllazninë për një skuadër kryeqytetase.

Por, për ish-mesfushorin e Skenderbeut dhe te Kombetares situata ndryshon. Shkodranët vështirë se mund ta lënë të lirë pa paguar për kartonin e tij.

Drejtori sportiv Tefik Osmani ia njeh mirë vlerat duke qenë se kanë luajtur së bashku gjatë kohës kur ish-qendërmbrojtësi ishte pjesë e Skënderbeut të artë.