E dini çfarë bën skifteri kur mbush 40 vjeç? Mbajeni mend këtë shkrim

8 muaj më parë
E dini çfarë bën skifteri kur mbush 40 vjeç? Mbajeni mend këtë shkrim

Skifterët jetojnë 70 vjet, por që të arrijë gjer këtu, i duhet të marrë një vendim të vështirë në jetë. E dini çfarë bën? Kur arrin moshën 40 vjeçare, thonjtë e tij e humbasin elasticitetin dhe fuqinë.

Pra, e ka të pamundur ta rrokin prenë, e cila është burimi kryesor i ushqimit. Në këtë moshë, edhe sqepi i tij i mprehtë dhe i fuqishëm, fillon e lakohet duke mos e kryer funksionin e tij.

Dyzet vitet mbi supe, i bëjnë dhe krahët e tij të rëndë për shkak të peshës së puplave, të cilat i ngjiten për trupi, duke ia vështirësuar fluturimin.

Këto kushte, e detyrojnë skifterin të ndërmarrë një vendim tejet të vështirë. Alternativa tjetër është vde.kja e ngadaltë të cilën ai e refuzon. Ai vendos t’i hyjë një përvoje ndryshimi tërësor, e cila do i zgjasë 150 ditë.

Po çfarë bën skifteri? Le ta shohim së bashku. Ai fluturon në majën më të lartë, atje ku dhe ndërton foletë. Pastaj, së pari fillon e godet sqepin në shkëmbinj, me sa forcë që ka, derisa ti cope.tohet. Së dyti, pasi ta ketë bere kete, pret derisa ti rritet. Së treti, me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve. Së katërti, pasi ti jenë rritur kthetrat, fillon e shkul të gjitha puplat e vjetra.

Pesë muaj pas kësaj situate, skifteri i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti. Ky ndryshim e mundëson të jetojë dhe për 30 vite të tjera. Ndonjëherë, na lipset që të bëjmë ndryshime rrënjësore në jetën tonë, edhe pse janë të vështirë.