E duan Leicester ose West Ham! Pas Brojës edhe Strakoshës, një tjetër kuqezi mund të luajë në PL sezonin e ri

1 vit më parë
E duan Leicester ose West Ham! Pas Brojës edhe Strakoshës, një tjetër kuqezi mund të luajë në PL sezonin e ri

Kristjan Asllani është kthyer në një thesar të çmuar për Empolin. Debutimi në futbollin profesionist është mbyllur në mënyrë të përkryer për mesfushorin shqiptar, që tashmë ka kthyer nga vetja gjithë vëmendjen e Serisë A.

Napoli, Milani dhe Interi janë vënë në garë për shërbimet e tij, me zikaltrit që duket se janë një hap përpara të tjerëve.

Por konkureca sa vjen e shtohet, pasi talenti i Asllanit është spikatur edhe përtej gadishullit Apenin. “Calciomercato.it” bën me dije se dy klube të Premier League-s po vëzhgojnë mundësinë për të transferuar 20-vjeçarin.

Bëhet fjalë për Leicesterin dhe ëest Ham-in, që në këtë merkato vere do të përpiqen të gjejnë zëvendësuesit e respektivisht Tielemans-it dhe Rice-t.

Thomas Strakosha po ashtu do luajë në Premier League sezonin e ri, gardiani kuqezi është cështje ditësh që të zyrtarizohet te Fulham, i sapongjitur në elitë.

Armando Broja po ashtu me shumë mundësi do mbesë në PL, ose do qëndrojë te Blutë, ose do huazohet apo shitet po sërish brenda PL.