E FUNDIT/ Mirditori po pastronte àrmën, i bën gjëmën e pakthyeshme gruas

7 muaj më parë
E FUNDIT/ Mirditori po pastronte àrmën, i bën gjëmën e pakthyeshme gruas

Pak momente më parë një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën, ku një 61-vjeçar ka qëlluar me armë gruan e tij.
Bëhet fjalë për shtetasen Vitore Pacuku, e cila u dvrgua në spital nga bashkëshorti Paulin Pacuku.

Gjithcka ndodhi në mënyrë aksidentale, teksa bashkëshorti po pastronte armën dhe e ka shkrepur pa dashur.

Ky i fundit ështv shoqvruar për në ambjentet e komisariatit të Policisë në Mirditë, ku më tej do të ndërmerren veprime të mëtejshme proceduariale. Gruaja ka ndërruar jetë, pavarësisht përpjekjeve të bëra nga mjekët për ta shpëtuar.

Një 61-vjeçar ka vrarë me armë gruan e tij. Vitore Pacuk u dërgua në spital pasi u qëllua me armë nga bashkëshorti Paulin Pacuku.

Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe policia po vijon zbardhjen e
ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Mirditë / Informacion paraprak

Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen V. P., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.