E FUNDIT NGA ITALIA: Juve e shet për 10 milionë euro, Vrionin e duan 5 ekipe të njohura

9 muaj më parë
E FUNDIT NGA ITALIA: Juve e shet për 10 milionë euro, Vrionin e duan 5 ekipe të njohura

Xhakomo Vrioni shkëlqeu në sezonin e fundit ku ishte i huazuar në Austri tek ekipi i Tirol, aty ku shënoi 19 gola, duke fituar “Këpucën e Artë” bashkë me Adeyemin e Salzburgut.

Juventus po mendon një strategji të re për të mbushur arkat e klubit, në mënyrë që të lehtësojë barrën financiare dhe të operojnë me qetësi në këtë sesion të merkatos.

“Zonja e Vjetër” ka jo pak por 10 lojtarë në formë huazimi, një prej tyre është edhe sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Giacomo Vrioni.

Talenti kuqezi u shpall së fundmi golashënuesi më i mirë në Austri dhe për të interesohen disa klube si Sampdoria, Beshiktash, Getafe, Anderlecht dhe Groningen.

Drejtuesit e Juves kanë gjetur akordin në parim me përfaqësuesit e Vrionit që sulmuesi mund të largohet në klubin që paraqet ofertën më të mirë.

E FUNDIT NGA ITALIA: Juve e shet për 10 milionë euro, Vrionin e duan 5 ekipe të njohura

Sipas mediave italiane, Vrioni mund të largohet në formë huazimi me detyrim blerje për 10 milionë euro. Ekziston dhe një tjetër variant, Vrioni mund të përfshihet në planet e Allegrit nëse drejtuesit e klubit nuk arrijnë të gjejnë në kohë një zëvendësues për Dusan Vlahovic.