Edhe pse vetë Marash Kumbulla tha që do vazhdojë të qëndrojë te Roma, lajmet e fundit që vijnë nga Italia thonë tjetër gjë në fakt.
Mbrojtësi kuqezi nuk luajti shumë ndeshje sezonin e fundit me Romën dhe në ato që luajti nuk është se bëri diferencën, ndaj Mourinho po mendon largimin e tij për një tjetër alternativë.
Torino vazhdon të insistojnë për shërbimet e Marash Kumbullës. Braziliani Bremer do të largohet (Interi në avantazh me rivalët) dhe trajneri Ivan Juric ka kërkuar t’i sjellin 22-vjeçarin nga Malësia e Madhe.
Kroati e njeh mirë lojtarin e kombëtares shqiptare, me të cilin punoi te Hellas Verona. Jose Mourinho ka miratuar largimin e Kumbullës, ndërkohë që te Roma kanë piketuar zëvendësuesin e tij.
Drejtori sportiv i fituesve të Conference League, Tiago Pinto ka nisur punën për të siguruar shërbimet e Evan Ndicka, pjesë e Eintracht Frankfurt.
22-vjeçari francez luan në qendër dhe krahun e majtë të mbrojtjes. Ai ka edhe një vit kontratë me klubin gjerman, që kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë.