Finalja e Champions League është shtyrë për 15 minuta. Kjo për shkak se hyrja e tifozëve nuk ka përfunduar e gjitha. Sfida pritet të fillojë në orën 21:15.
Finalja e Champions League për sezonin 2021/22 erdhi. Liverpool dhe Real Madrid luajnë në përballjen epike që do vendosë kampionin e ri të Europës. Los Blancos luftojnë për të fituar për herë të 14 Champions League, ndërsa Liverpool e kërkon për herë të 7.
Titullarët e sfidës janë bërë të ditur nga të dy kampet. Te Liverpool bie në sy se Klopp ka vendosur si titullarë Thiagon dhe Fabinhon, të cilët kanë pasur probleme dëmtimi së fundmi. Ancelotti në anën tjetër i publikoi të besuarit e tij më shumë se 2 orë para fillimit të takimit.
Liverpool-Real Madrid, finalja e Champions League, nis në orën 21:15, ndërkohë që janë publikuar edhe formacionet zyrtare, që janë si më poshtë:
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz Trajner: Jurgen Klopp
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr. Trajner Carlo Ancelotti