E harruat skandalin me listat e pagave? Hakerat kanë publikuar listën me numrat e telefonave të qytetarëve shqiptarë

7 muaj më parë
E harruat skandalin me listat e pagave? Hakerat kanë publikuar listën me numrat e telefonave të qytetarëve shqiptarë

Pas skandalit të madh që ndodhi disa muaj më parë me listat e pagave, në vendin tonë çudirat nuk kanë fund.

Faqja “Homeland Justice” e njohur ndryshe si “Drejtësia e Atdheut”, ka bërë sëfundmi publike të dhënat personale dhe numrat e telefonit të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Dyshimet paraprake janë që këto informacione janë marrë që në muajin korrik, pasi hakërimit të disa prej web-eve shtetërore.

Ndërkohë që më herët “Homeland Justice” ka bërë publike edhe e-maile të institucioneve më të rëndësishme shqiptare, përfshirë edhe ato të kryeministrit Edi Rama.

Përveç institucioneve ligjzbatuese shqiptare, për këtë çështje në vendin tonë kanë ardhur dhe specialistë nga FBI-ja amerikane për të hetuar rastin.

Përmes këtij artikulli përfitojmë që t’i drejtojmë një thirrje të gjitha institucioneve komptetente që të marrin më seriozisht mbrojtjen e informacioneve personale të qytetarëve, pasi kjo gjë do të përbënte një skandal të madh në shumë shtete të trjera të botës që ne po tentojmë t’i marrim si shembull.