E hoqën nga puna në shtet dhe e lanë 9 vite pa rrogë, shkrimtari i njohur largohet nga Shqipëria

3 muaj më parë
E hoqën nga puna në shtet dhe e lanë 9 vite pa rrogë, shkrimtari i njohur largohet nga Shqipëria

Shkrimtari i njohur Lazër Stani është larguar nga Shqipëria duke iu drejtuar Amerikës së largët. Lazër Stani është bashkëshorti i poetes së mirënjohur Luljeta Leshanakut.

Stani duket se ka lënë Shqipërisë pas sfidave dhe pas 9 viteve pa një rrogë. Për shkrimtarin, artistin, mjeshtrin e tregimit dhe të fjalës shqipe duket s’e nuk kishte një “vend” pune në Shqipëri për të.

Stani punonte se këshilltar i Ministrisë së Kulturës, por që u shkarkua nga Ministrja Kumbaro. Në vitin 2013 Mirela Kumbaro mori postin e ministers së Kulturës dhe vetëm pak ditë pas nisjes së punës shkarkoi tre këshilltarët, Bardhyl Londos, Ylljet Aliçkajt dhe Lazër Stanit.

E pas 9 vitesh pa një punë duket se Stani ka vendosur që të “heq dorë” nga vendi i vet, miqtë e të afërmit. Në lidhje me këtë largim miku i tij Gëzim Zilja ka bërë një shkrim të gjatë ku ndër të tjera thotë “pa ty dhe të tjerë si ty, vendi i shqiponjave shkretohet e varfërohet çdo ditë. Zoti e di nëse do takohemi sërish”.

“U largua nga Shqipëria një nga shkrimtarët më të mirë shqiptar, mjeshtër i tregimit dhe fjalës shqipe, njeriu i ditur dhe i mirë Lazër Stani! Do na mungosh aq shumë o Lazër! Zëri yt, buzëqeshja jote e veçantë, ironia e hollë si fija e flokut, këshillat e mendimet plot vlerë, thjeshtësia dhe eleganca e lindur, kafja dhe rakia 60 lekëshe te klubi i lagjes, mezja te bulmetorja dhe pendesa e përherëshme të nesërmen se dje e tepruam, (pimë shumë,) që përsëritej me Galipin tonë fisnik dhe Flamurin artist, kush e di nëse do të ndodhë më. Do na mungojnë diskutimet për shoqërinë shqiptare të molepsur nga e keqja dhe veset, për politikën, e për këtë shtet karagjoz që ngritëm këto tridhjetë vjet”, shkruan nder te tjera Gëzim Zilja.