Jurgen Celhaka nuk është preferuar nga trajneri i ri i Legias, ndryshe nga Ernest Muci. Mesfushori shqiptar nuk gjendet as në stol në disa takime të gjigandëve polakë. Por lojtari shqiptar është shfaqur në ndeshjen e sotme, në ekipin e dytë të Legias.
Këta të fundit po barazojnë me shifrat 2-2 kundër Mlaëas. Vendasit kaluan të parët në avantazh, ndërsa në minutën e 27 ishte Legia që barazoi rezultatin.
Goli u krijua pikërisht nga këmbët e Celhakës që i ka dhënë leksion të rinjve të skuadrës me topin e hedhur prapa shpinës së kundërshtarëve.SHIH VIDEOON
Nderkohe Ernest Muçi e ka nisur në mënyrë të mirë sezonin e ri te Legia e Varshavës. Pas ndërrimit të trajnerit dhe ardhjes së Runaic, sulmuesi shqiptar ka marrë më tepër minuta në këmbë dhe besim.
Komplimentet për lojtarin shqiptar kanë ardhur edhe nga mbrojtësi i Serbisë, Filip Mladenovic, që është pjesë e Legias së Varshavës. “Ernest Muci është një lojtar që ka shumë aftësi teknike. Kur erdhi te Legia, i duhej pak kohë. Ai është i ri dhe mund të luajë në pozicione të ndryshme.
E shoh më shumë në 8-ën ose 10-ën, por ai zbuloi se po ecën mirë si sulmues. Një djalë që ka nevojë për mundësi, vetëbesim dhe mund të bëjë një karrierë të madhe”, tha Mladenovic.