Krotone firmosi pak javë më parë me ish-trajnerin e Partizanit, Franko Lerda, pasi ekipi nuk arriti të mbijetonte dot në Serinë B.
Teksa për sezonin e ri, ku Krotone do të luajë në Serinë C dhe do të tentojë ringjitjen, italiani kërkon në skuadër shqiptarin Elvis Kabashi, i cili luan te Komo në rolin e mesfushorit të qendrës.

Elvis Kabashi ishte vetëm 19 vjeç kur emri i tij bëri bujë në vitin 2013, pasi FSHF-ja publikoi një letër, ku i riu kërkonte të mos thirrej më nga Kombëtarja shqiptare (në atë kohë ishte pjesë e U-19), sepse dëshironte të përfaqësohej me Italinë në të ardhmen.
Mirëpo, 9 vite më pas nga kjo histori, Kabashi që sot luan me Komon dhe nuk është më nën kontratë me Juventusin, ka rrëfyer ekskluzivisht për “Panorama Sport” atë që sipas tij është e vërteta.
Në intervistën për gazetën, mesfushori 28-vjeçar tregon me detaje se si menaxheri italian, Davide Torkia, i ka prishur punë në raportin me FSHF-në.
Kabashi zbulon se trajneri i Kombëtares, Edi Reja, e ndjekur kohët e fundit, ndërsa tashmë ëndërron një ftesë nga Shqipëria.