Rastet e ngacmimeve s*ksuale vitet e fundit kanë arritur shifra mjaft të frikshme në vendin tonë. Thaujse se çdo ditë dëgjojmë raste të tilla, por paramendojmë edhe sa e sa raste nuk raportohen dhe nuk bien në veshët e autoriteteve shtetërore.
Gjatë ditës së sotme një lajm i tillë raportohet nga qyteti i Fierit ku mësohet se një shtetas 72-vjeçar ka bërë veprime të turpshme përballë dy vajzave të mitura. Dz vajzat për fat të mirë kishin njoftuar familjen e tyre dhe më pas këta të fundit kishin marrë rrugën drejt autriteteve shtetërore.
Identiteti i këtij personi nuk bëhet me dije, por autoritetet njoftojnë se bëhet fjalë për shtatasin V.SH, banue në qztetin e Fierit.
Njoftimi
Pol/cia e Fierit ka kapur një 72-vjeçar.
Ky i fundit me iniciale V. Sh., banues në Fier është denoncuar se ka bërë vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura. Denonc/min e kanë bërë prindërit e vajzave.
“Specialistët për Hetimin e Kr/meve të Komisariatit të Pol/cisë Fier ndaluan shtetasin V. Sh., 72 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Fierit, prindërit e dy shtetaseve të mitura se 72-vjeçari ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar s*ksualisht vajzat e tyre”, njofton pol/cia.