E pabesueshme! Ja sa është rroga ditore e Chiara Ferragni

7 muaj më parë
E pabesueshme! Ja sa është rroga ditore e Chiara Ferragni

Chiara Ferragni është një ndër figurat më të përfolura të modës. Ajo ndiqet nga miliona njerëz nga e gjithë bota në blogun e saj në Instagram ku ndan ‘lifestyle-n’ e saj.

Prej disa vitesh ajo është shndërruar në një personazh mjaft i dashur dhe i ndjekur, pasi njihet si stiliste, blogere dhe bizneswoman. Në vitin 2017, ajo u rendit në vendin e parë si ‘Top Fashion Influencers’ nga Forbes.

Fama e saj në fakt nuk lidhet aspak me martesën që ajo ka me këngëtarin e njohur italian Fedez, pasi ajo kishte brandin e saj të rrobave edhe para se të njihej me bashlëshortin e saj.

Por tashmë dyshja kanë bashkuar forcat duke krijuar një markë të tyren “Ferragnez”. Me një biznes fitimprurës, një emër i kthyer tashmë në “brand”, dhe figura e markave më të njohura italiane, rroga e Chiara Ferragnit nuk duhet t’ju habisë.

Në lista të hapura të llogaritjeve të të ardhurave që kanë disa nga personazhet VIP, fitimet vjetore të blogeres italiane arrijnë shumën 19.2 milionë euro, fitimet mujore arrijnë shumën 1.5 milionë euro, fitimet javore arrijnë shumën 370 mijë euro dhe fitimet ditore arrijnë shumë 73 mijë euro.

Nga ana personale kujtojmë që Chiara dhe Fedez u bënë prindër për herë të parë në mars të 2018 duke mirëpritur në jetë djalin e tyre: Leone, më pas u martuan në një dasmë disaditore më 1 shtator të po atij viti dhe u bënë sërish prindë të një vjaze, Vittoria, në 2021.