E pabesueshme! Ja se çfarë ndodh me trupin dhe jetën tuaj nëse nuk konsumoni kafe

7 muaj më parë
E pabesueshme! Ja se çfarë ndodh me trupin dhe jetën tuaj nëse nuk konsumoni kafe

Kafeja është një ndër produktet më të konsumuara nga të gjithë njerëyit në mbarë botën. Ka nga ata njerëy të cilët nuk mund të ‘hapin sytë’ pa kafenë e mëngjesit, e ka të tjerë të cilët konsumojnë kafe pa pushim gjatë gjithë ditës, pasi mendojnë se marrin energji. Por pzetja është a kemi ne me të vërtetë nevojë për kafenë e mëngjesit?

A e dinit se gëllënjka e parë e kafesë, kalon direkt e në sistemin e gjakut dhe shkon drejt trurit, ku bllokon një nurotransmetues i cili quhet adenoyinë. Frenimi i këtij hormoni ndikon në ndalimin e çlirimit të hormononeve të tilla si dopamina dhe serotonina, të cilat kanë efekte stimuluese në trupin e njeriut.

Koha e nevojshme për të reduktuar sasinë e kafeinës në trupin tonë me 50% është mesatarisht rreth pesë orë. Kjo shpjegon pse mund të dëshirojmë një kafe tjetër pas disa orësh. Megjithatë, se sa shpejt kafeina largohet nga sistemi ynë varet nga shumë gjëra, duke përfshirë moshën, kushtet mjekësore dhe ndërveprimet me ilaçet.

Tobias Van Schneider, një dizajner grafik që jeton në Nju Jork, i cili ishte një konsumator i rregullt i kafesë, vendosi të hiqte dorë nga konsumimi i këtij produkti dhe më pas ndau me miqtë e tij atë që i kishte ndodhur.

Kështu Van Schneider vendosi për 27 muaj të mos pinte asnjë pikë kafe apo alkool për të parë se çfarë do të ndodhte me trupin e tij dhe jetën e tij në vazhdimësi. Siç pretendon ai, rezultatet ishin të mahnitshme, por jo për arsyen që mund të mendoni.

“Gjëja e parë që pashë rënie në jetën time të përditshme janë thashethemet. Mungesa e ndërveprimit social ishte një nga ndryshimet kryesore dhe një nga rezultatet më intensive dhe të shpejta që solli dieta ime e re. Kur një grup njerëzish më kërkuan të bashkohesha me ta për të pirë, unë zgjodha të refuzoja. Mendoj se nuk doja t’i dëgjoja thashethemet esëll”, Tobias.

Por ai pa ndryshime edhe në llogarinë e tij bankare.

“Duke ndërprerë kafenë dhe alkoolin, vura re se po shpenzoja shumë më pak para. Kishte muaj që më kishin mbetur edhe 1000 dollarë. Dhe kjo sepse çdo ditë pija të paktën dy pije pas punës dhe patjetër një kafe”, tha ai.

Në lidhje me shëndetin e tij, Van Schneider konsideron se cilësia e gjumit ka ndryshuar në mënyrë drastike.

“Unë fle më mirë dhe zgjohem me shumë më tepër energji. Pija mund të më ketë relaksuar përkohësisht, por më ka shkaktuar edhe probleme me oreksin”, tregoi Van Schneider.