“E pamundur të rinovohet San Siro. Ose ikim diku tjetër! Ka një motiv kryesor por disa as nuk mendojnë…”

2 muaj më parë
“E pamundur të rinovohet San Siro. Ose ikim diku tjetër! Ka një motiv kryesor por disa as nuk mendojnë…”

Sot eshte zhvilluar nje konference shtypi nga Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, dhe nga Alessandro Antonello, CEO i Korporatës së Interit, në studion Barabino në Foro Buonaparte për të folur për stadiumin e ri që të dy klubet do të donin të ndërtonin së bashku, në prag të debatit publik që do të fillon nesër, e mërkurë 28 shtator.

Objektivi i dy klubeve në konferencën e sotme është të rikonfirmojnë vullnetin e tyre të vendosur për t’u fokusuar në stadiumin e ri, duke hapur njëkohësisht dialogun me milanezët.

Scaroni nis: “Para tre vitesh e nisëm këtë rrugë që e shikojmë me optimizëm. Nesër do të fillojë debati publik dhe ne shikojmë pozitivisht perpara. Do të dëgjojmë çfarë do të dalë, është e vërtetë që është një proces që na ka bërë humbasim edhe një vit, por nëse ia dalim të dalim në një mënyrë pozitive do të jetë një vit i mirë.

Do të doja të shpjegoja pse San Siro nuk mund të rikthehet si ishte. Ka arsye të ndryshme, por do të kufizohem me të thënë këtë: si te luajme luajme 50 ndeshje plus evente te tjera me nje mega kantier ku hyjne cdo gjashte dite 50000 veta?

Ju siguroj qe kjo eshte e pamundur dhe shume e rrezikshme. Te gjitha rinovimet jane bere aty ku kishte vetem nje klub dhe ku kishte nje stadium aty afer për të kaluar për një periudhë të caktuar duke luajtur.

Sa herë dëgjoj te thone pse nuk e rinovojmë San Siro, mendoj se ata që e thonë ose nuk kanë menduar plotësisht ose nuk duan të bëjnë asgjë. Për ne është një hipotezë e pamundur. Ose do e bejme stadiumin diku tjeter”.