Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, por dita e tyre më e bukur me sa duket është shoqëruar me një incident të vogël.
Të gjithë kanë mbetur të habitur, kur papritur një mashkull i paidentifikuar u shoqërua me ambulancë. Amabulanca u shfaq reth orës 20:45.
Më herët, ambulanca është shfaqur në shtëpinë e Ben Affleck në Georgia. Nga kjo ndërhzrje e papritur mësohet se ka mbetur e lënduar në këmbë nëna e aktorit, ndërkohë që menjëherë pas këtij incidenti JLO dhe bashkëshorti i saj janë parë pranë spitalit.
Për të gjithë adhuresit e JLO kujtojmë se romanca e saj me Ben Affleck u takuan për herë të parë në vitin 2001 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli”, ndërsa Lopez ishte ende e martuar me burrin e saj të dytë, Cris Judd.
Pasi ajo dhe Judd u ndanë në vitin 2002, ajo filloi të takohej me Affleck dhe ata u fejuan menjëherë. Megjithatë, ata u ndanë në vitin 2004, duke thënë se ishte shumë e vështirë për të pasur një marrëdhënie në sytë e publikut.
Para se të rindizte romancën e saj me Affleck, Lopez ishte fejuar me Alex Rodriguez. Ata u ndanë në mars 2021.
Sigurisht, Lopez nuk vonoi të kthehej në krahët e dashurisë së saj të vjetër dhe më të fortë në fakt. Ndjenja e tyre i rezistoi kohës dhe çdo sfide, ndaj ata vendosën t’i thonë PO njëri-tjetrit duke u kurorëzuar me martesë.