Milan-Napoli ishte një ndeshje pa ndalim dhe me ritem te shpejte, por që pa napolitanët të triumfojnë 1-2 kundër milanezëve me golin vendimtar te Simeones. Cilësitë e shfaqura në fushë nga të dyja skuadrat nuk munguan. Sigurisht, Milani pa Leaon humbi freskinë dhe saktësinë në duelin një-kunder-një, por Saelemaekers gjithsesi arriti të luajë një ndeshje të mirë.
Përtej humbjes ndaj Napolit, Milani ka treguar një lojë emocionuese dhe evropiane në këtë fillim sezoni dhe duket se shumë po e realizojnë. Duke folur për Bobo TV, Antonio Cassano ka analizuar takimin e zhvilluar ne San Siro te dielen.
Fjalë të bukura nga ish-futbollisti i Romës, Interit, Milanit dhe Real Madridit, që vlerësoi skuadrat e drejtuara nga Pioli dhe Spalletti: “Të dyja skuadrat ishin të bukura për t’u parë. Treguan cilësi të shkëlqyera. Sacchi madje tha se kishte parë një ndeshje të ngjashme me Premier League.
Napoli luajti një ndeshje cilësore dhe personaliteti, por Milani në të njëjtën kohë nuk e meritonte humbjen. Kvara mund të luajë kudo, ne cdo ekip, bashke me Lobotka, nje profesor. Urime Spallettit që i dha besim, gjeorgjiani ka forcë mbresëlënëse në këmbë. Vetëm Ronaldo fenomeni pati një ndikim më të mirë ne Serie A. Driblon, shkon për të mbyllur, ka një vrapim të shkurtër dhe të gjatë”.
Më vonë, Antonio Cassano komplimentoi ndeshjen e Milanit: “Ata janë skuadra më e mirë ne Itali: si për sa i përket grupit, kompaktësisë dhe ideve të lojës. Mos harrojme se u ndal nga tranversa dhe mrekullia e Meretit ndaj Messias.
Milani ishte një ekip që kishte guxim dhe personalitet, pastaj humbet një lojë që në letër nuk duhet ta humbësh kurrë. Milani nuk e meritonte ta humbiste. Duhet thënë që dje te Napoli eci mire cdo gje, por nuk e di se sa të tjera mund të humbasi Milani duke luajtur kështu”.
Së fundi, konsideratë edhe për De Ketelaere: “Fillova të shikoja cilësitë e De Ketelaere: fillimisht topi për Theo, pastaj ai për Messias. Pashë diçka ndryshe. Djali është 21 vjeç dhe dikujt tashmë i është dashur të thotë diçka për të. Ai është një lojtar që vjen nga një ligë tjetër, por dje pashë diçka që më jep shpresë. Më duhet të përgëzoj Piolin dhe Spallettin për mënyrën se si i bëjnë skuadrat e tyre të luajnë”.
Së fundi, ish-sulmuesi i Romës dhe Milan vlerësoi edhe xhevahirin e kuqezinjve, Rafael Leao: “Leao është një lojtar themelor për Milanin, sepse ai jep ndryshimin e ritmit. Por jo vetëm kaq, në kundersulme dhe krijimin e diçkaje është fenomenal. Me kalimin e kohës, Pioli nuk bën dot pa Leaon”, përfundoi Cassano.