E përsërit kryeministri Edi Rama: Punë ka, por s’ka profesionist

1 vit më parë
E përsërit kryeministri Edi Rama: Punë ka, por s’ka profesionist

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme ka marrë pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive në Durrës ku ka folur për gjendjen e punëtorëve.

Rama gjatë fjalës së tij tha se janë rreth 1.500 vende pune të lira që ofrohen nga 63 biznese, teksa u bëri thirrje të rinjve që të marrin pjesë.

Ndërsa edhe një herë kreu i qeverisë ka përsëritur shprehjen “punë ka, por s’ka profesionistë”.“ Vetëm në këtë shesh ku ka të pranishëm 63 punëdhënës, ka kërkesë për 1500 të punësuar.

Ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij Panairi, nga drejtoria rajonale e punësimit në Durrës janë dhe 600 vende të tjera të lira, të vëna në dispozicion për ata që kërkojnë që të punësohen.

U bë një barsolet e përsëritur ajo që dikur u tha në publik lidhur me faktin që punë ka po s’ka profesionistë….K a nevojë për rritje të cilësisë së hallkave përbërëse dhe shtimin e tyre, kjo është arsyeja pse qeveria është angazhuar për rritjen e mundësive për trajnime, aftësim, ndërkohë që sot kemi një platformë dixhitale ne dispozicion përmes e-albania, e cila krijon mundësi për të gjithë për tu orientuar në fushën e punësimit apo arsimit dhe trajnimit profesional.

Dua të theksoj se pari se në mars të 2022, të dhëna nga regjistri i punësimit, janë 13 mijë të punësuar më shumë se në mars 2021. Ky është fakt. Ashtu si kundër është fakt që në katër majorin e parë të 2022, sot kemi një pagë mesatare të rritur me 8%.

Në mbyllje dua tu them të gjithëve se sigurisht është një mundësi për një zgjedhje mes punësimit ktu dhe ikjes për të kërkuar punë gjetkë, por patjetër që gjërat nuk janë siç duken, sepse vërtetë që në emigracion ka rroga më të larta por ka dhe shpenzime shumë të larta.

Në fund të ditës vlera e aftësive profesionale është e pazëvendësueshme dhe kjo është arsyeja pse ne kemi rritur vëmendjen dhe mbështetjen, edhe rezultatet i kemi rritur në formimin profesion, dhe sot kemi afro 20 mijë nxënës, sikundër 6600 numri i personave pa punë që kanë ndjekur kurset në qendrat e formimin profesional në 2021, dhe një pjesë kanë mundur të punësohem në pas” tha Rama.