E pëson edhe bashkëshorti i një prej infermiereve që keqtrajtuat të moshuarën

5 muaj më parë
E pëson edhe bashkëshorti i një prej infermiereve që keqtrajtuat të moshuarën

Kryefjalë e diskutimeve dhe debateve dje ishte ngjarja e rëndë në Pejë, ku infermieret e një qendre të kujdesit ndaj të moshuarve ushtronin dhunë ndaj një zonje të pambrojtur.

Infermierja Aurona Pelaj shihej në pamjet që bënë xhiron e rrjetit duke goditur të moshuarën, ndërsa koleget e saj shihnin skenën duke qeshur, pa ndërhyrë.

Ngjarja ka ndodhur në Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda”, ku infermierja Pelaj dhunonte një të moshuar që vuan nga alzheimer, ndërsa punonjëset e tjera Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi, buzëqeshnin.

Pas publikimit të videos Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”, ka marrë vendimin për pushimin nga puna për katër infermieret e përfshira në këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinion publik. Ndërkohë, policia arrestoi dy prej infermiereve.

Por siç duket kjo ngjarje ka nxehur gjakrat, pasi bashkëshorti i njërës prej infermiereve ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj. Pas marrjes në pyetje nga policia, ky shtetas më pas është lënë i lirë.