E pritën me limuzinë në mes të Tiranës, Luiza Gega bën deklaratën prekëse: I tregova Europës se shqiptarët munden!

3 muaj më parë
E pritën me limuzinë në mes të Tiranës, Luiza Gega bën deklaratën prekëse: I tregova Europës se shqiptarët munden!

Kampionia Luiza gega u kthye sot në Shqipëri ku është pritur me një ceremoni madhështore dhe me limuzinë nga figurat qeveritare. Pas parakalimit që bënë në qendër të Tiranës Gega ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj për urimet.

Pak më parë ajo ka postuar një status ku shprehet se është shumë e emocionuar nga gjithçka që ka arritur dhe se qëllimi i saj kryesor ka qlnë të bëjë krenarë vendin e saj dhe të frymëzojë rininë shqiptare.

Fjala e plotë e Luizës:
“Sot ndihem më e emocionuar se kurrë, vendosa të vij me ngjyrat kuqezi sepse ndihem më krenare se kurrë. Jo për atë që arrita, por doja t’i tregoja edhe Europës që ne mundemi. Jemi një vend i vogël, por me punë mund t’ia dalim.

Familja ka sakrifikuar shumë, besoj që kam arritur t’i bëj krenar.
Falenderoj trajnerin tim, pa të cilin nuk do isha sot këtu, as në majat më të larta të Europës.

Ndihem më e vlerësuar se kurrë. Sporti kërkon pasion, por edhe mbështetja financiare është e rëndësishme për të ecur para. Sporti nuk do t’ia dijë për politikë. Ne ndiejmë krenarinë e vendit tonë, duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar.

Falenderoj Brikenin, Izmirin, Erkandin që më keni motivuar me arritjet tuaja dhe më keni mbështetur si pjesë e sportit. Faleminderit Amarda nga Spitali Amerikan që më ke ndihmuar kur jam dëmtuar. Dua të kthehem pak në kohë sepse dua të tregoj me pak fjalë si ka nisur rrugëtimi jonë.

Unë kam marrë pjesë në kampionatin europian para 12 vitesh. Dola nga fundi dhe me diferencë. Nuk isha ndjerë kurrë kaq keq. Biseda ime me trajnerin ishte që unë kurrë nuk do e përfaqësoj vendin tim në këtë formë. Aty ishte ndarja se çfarë doja të bëja. Nëse doja ta prezantoja duhet të punoja fort. Rruga nuk ishte e lehtë, jam stërvitur në shi, në të ftohtë. Filluam të bëjmë hapa jo të mëdhenj, por të sigurt.

Fillova të thyej rekorde kombëtare, të dominoj Ballkanin, pastaj në Lojërt Mesdhetare. Vendosa për të mos u dorëzuar. Kam pasur oferta për të vazhduar me vende të tjera. Por unë e dua këtë vend. Unë besoj që vendi ynë do ndryshoj.

Nuk është kurrë vonë nëse punon dhe do t’ia dalësh. Kam ndjerë shumë emocione në pistën e Mynihut, pavarësisht se kam qenë pretendente. Ishte arsyeja pse e doja medaljen, t’i tregoja edhe Europës në një pistë me 70 mijë veta që ne mund t’ia dalim.

Dua t’i them vetëm dy fjalë gjithë të rinjve: Mund t’ia dalin! Uroj që sado pak t’i kem motivuar, me gjithë ato vështirësitë që unë përmenda sot.

Falenderoj gjithë njerëzit në vendin tim që janë ndjerë krenar për mua, kam marrë mesazhe nga të gjithë”.