E reja humb kujtesën çdo 24 orë, sa herë takon partnerin i duket sikur është hera e parë

9 muaj më parë
E reja humb kujtesën çdo 24 orë, sa herë takon partnerin i duket sikur është hera e parë

Shumë njerëz ushqejnë kujtime nga fëmijëria e tyre, kohë të kaluara duke qarë-qeshur me miqtë ose momente domethënëse me anëtarët e familjes, por një grua kujtesa e së cilës ‘rivendoset’ çdo 24 orë nuk mund ta bëjë dot këtë.

Ishte fundi i vitit 2021 kur 31-vjeçarja, u zgjua për herë të parë pa asnjë kujtim, pa mundur të kujtonte datën, vendndodhjen apo edhe emrin e saj duke e bërë të vështirë gjendjen e saj.

Asaj iu desh të kërkonte ndihmë te të tjerët për të plotësuar boshllëqet dhe pasi foli me mjekët, mori vesh se kishte probleme me humbjen e kujtesës pas kalimit të një traume të madhe.

Pothuajse një vit më vonë, Versitude tani zgjohet çdo ditë me një kujtim ‘si një copë letër bosh’, deri në pikën ku edhe personi në shtrat pranë saj është i panjohur.

Ashtu si në komedinë 50 takimet e para të Adam Sandler, çdo herë që Versitude përshëndetej nga partneri i saj, ishte sikur ajo ta takonte për herë të parë.

Partneri i saj është ‘jashtëzakonisht i durueshëm’, por Versitude ka pranuar se është ‘e frikshme’ të zgjohesh pranë dikujt që nuk e njeh menjëherë.