E rëndë/ Shqiptari humb jetën para syve të gruas, u fut në lumë e nuk doli më

3 muaj më parë
E rëndë/ Shqiptari humb jetën para syve të gruas, u fut në lumë e nuk doli më

Ditën e djeshme një shqiptar ka ndërruar etë, teksa po lahej në lumin PO. E gjithë ngjajrja ka ndodhur para syve të gruas së tij, e cila nuk kishte arritur ta shpëtonte.

Lajmi bëhet me dije nga mediat italiane, të cilat raportojnë se shqiptari ishte 55 vjeç me origjinë nga Pavia. Ai ishte futur në lumë për t’u larë, dhe në momentin që kishte arritur në pikën ku bashkohen lumi Po me lumin Ticino nuk ka mundur të dalë më, duke humbur kështu jetën.

Ka qenë bashkëshortja e 55-vjeçarit e cila ka dhënë alarmin, pasi pa që burri i saj nuk po dukej më.

Shqiptari është zhytur në ujë në orën 17:00 dhe trupi i pajetë i tij është nxjerrë nga lumi në orën 17:00 nga ana e palombarëve, rrethe 200 metra nga ku është parë për herë të fundit.

Sipas autoriteteve, pavarësisht thatësisë historike këtë verë, larja në këtë zonë të lumit Po është veçanërisht e rrezikshme për shkak të rrymave të forta dhe gropave të thella.