E thotë dhe Rama/ Ja cili është qyteti turistik shqiptar më i vizituar për këtë vit

1 muaj më parë
E thotë dhe Rama/ Ja cili është qyteti turistik shqiptar më i vizituar për këtë vit

Gjirokastra është një ndër qytete historike të Shqipërisë që vit pas viti numëron qindra turistë të huaj, gjë që është përsëritur edhe gjatë këtij sezoni turistik. Përmes një videoje të shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama vërehet se qyteti i gurtv është i mbushur plot me vizitorë.

Rama shprehet se përmes punës së kryer dhe investimeve të bëra në këtë qytet, Gjirokastra është ringjallur dhe në shkallët e kalldremit dëgjohen njerëz që flasin gjuhë të ndryshme nga e gjithv bota, gjë që dëshmon rilindjen e kësaj perle botërore.

Transformimi i shpejtë dhe shumëplanësh sic e konsideron dhe vetë kryeministri, ka bërë që pushuesit e huaj të kthehen sërish në këtë qytet pas shumë vitesh mungesë.

Gjirokastra është nga ato pak qytete në Shqipëri që ka kureshtjen e turistëve për ta vizituar në cdo stinë të vitit, gjithmonë është e bukur.

Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore, banorët e të cilit quhen gjirokastritë. Qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman.

Fundjava në këtë qytet ziejnë nga turmat e njerzëve, qoftë vendas që vijnë për të kaluar aty dy ditë relaksuese, por edhe të huaj.

Ndryshe nga shumë qytete turistike në vendin tonë, në Gjirokastër nuk pa patur rritje të ndjeshme cmimesh, ndaj dhe është shumë i vizituar si qytet.