Herën tjetër që do t’ju duhet të liroheni nga gazrat, bëni mirë mos të turpëroni. Sipas shkencës, pordhët tregojnë se trupi juaj është i shëndetshëm. Një studim tregon se burrat dhe gratë pjerdhin 14 herë në ditë.
Këto gazra janë të përbëra nga azoti, hidrogjeni, dioksidi i karbonit, metani, oksigjeni dhe sulfati i hidrogjenit. Ja shtatë përfitimet e pordhës:
Redukton fryrjen: Pas ngrënies, stomaku fillon procesin e tretjes duke shkaktuar fryrje dhe ky gaz nxirret përmes pordhave.
Simptomë e një diete të çekuilibruar: pordhët, shumë shpesh, krijohen për shkak të një ushqimi që nuk duhej të hahej. Nga ana tjetër, ngrënia e shumë drithërave do t’ju bëjë të lëshoni shumë më tepër pordha, por ato do të jenë pa erë.
Kundër problemeve të barkut: çlirimi i stomakut nga këto gazra ndihmon shumë njerëz të ndalojnë dhimbjet e barkut. Për të stimuluar lirimin e këtyre gazrave, mjafton të shtriheni për disa minuta dhe të masazhoni butësisht stomakun tuaj në drejtim të akrepave të orës.
Mbron zorrën e trashë: mjekët këshillojnë të mos mbani pordhë brenda trupit tuaj për këdo që ka probleme me zorrën e trashë. Era ju bën të ndiheni më mirë: herën tjetër që të liroheni, thithni thellë ajrin përreth. Pordhët e ngarkuara me sulfide hidrogjeni forcojnë mitokondritë, duke i bërë ato më rezistente ndaj sëmundjeve të zemrës dhe artritit.