E trishtë: 15-vjeçari humb jetën në Mat, rrëzohet nga pakujdesia duke luajtur

6 muaj më parë
E trishtë: 15-vjeçari humb jetën në Mat, rrëzohet nga pakujdesia duke luajtur

Një 15-vjeçar ka humbur jetën në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë të Matit, pasi është rrëzuar nga një vend i thepisur. Një ngjarje shumë e keqe dhe me pasoja të mëdha.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Familjarët janë shumë të trishtuar për humbjen e jetës nga djaloshi.

Njoftimi policisë: Mat/informacion paraprak. Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia në njoftimin e tyre për mediat.

Djali i ri po luante me bashkëmoshatarët e tij kur ndodhi ngjarja e keqe. Zoti ua lehtësoftë të keqen familjarëve të tyre dhe shpresojmë ta përballojnë sa më mirë këtë trishtim të madh.

Mati është një qytet që ka pasur dhe humbje të tilla më parë. Dhimbja e madhe për familjarët e fëmijës që e morën vesh lajmin e keq duke hapur dyert e pritjes në familjen e tyre.