E trishtë: Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i violinës shqiptare, Hetem Qerimaj

7 muaj më parë
E trishtë: Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i violinës shqiptare, Hetem Qerimaj

Lajm i trishtë për të gjithë njerëzit dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Është ndarë nga jeta Hetem Qerimaj, “Mjeshtri i Madh” i violinës në moshën 88-vjeçare. Një humbje e madhe për të gjithë.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij Fatos Qerimaj. Ai shkruan: “Te nderuar miq,me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj.Zoti e pranofte ne parajse”, shkruan ai.

Hetem Qerimaj, një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar, i cili mundi të ngrejë një dinasti artistësh, të trashëgojë artin e tij brez pas brezi, pasi nga kjo familje vijnë 9 artistë nga tre breza.

Violina e ka shoqëruar “Mjeshtrin e Madh” përgjatë gjithë jetës së tij. Ai ka qenë shumë aktiv dhe në 85-vjetorin e tij mbajti një koncert të titulluar “Harku i Triumfit të Qerimajve” në Amfiteatrin e Liqenit, së bashku me breza të tjerë artistësh nga e njëjta familje.

Violina shqiptare humb virtuazin e saj, pasi dihet që Qerimaj është padyshim më i madhi i saj. Ai ka një jetëgjatësi të madhe në treg dhe i ka dhuruar jetën pikërisht muzikës.

Qerimaj u kujdes që t’ia linte një talent të tillë dhe fëmijëve dhe nipave, duke qenë familje unike e llojit të saj në Shqipëri. Qerimaj nuk do të harrohet kurrë për tiungujt e tij të violinës.