E turpshme! Ja momenti kur kur tifozët e Kukësit gjuajnë me shishe lojtarin e Partizanit, ai lë fushën direkt (video)

6 muaj më parë
E turpshme! Ja momenti kur kur tifozët e Kukësit gjuajnë me shishe lojtarin e Partizanit, ai lë fushën direkt (video)

Tedi Cara ka arritur që të shënojë një super gol në ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit. Lojtari i të kuqëve ekzuktoi goditjen e dënimit në mënyrë të përkryer në minutën e 14 duke goditur shtyllën dhe më pas duke gjetur rrjetën.

Menjëherë pas festimit të Carës, një shishje ujë ka fluturuar drejt e në fytyrën e tij. Dëmtimi i Tedit ishte serioz, aq sa është zëvendësuar nga trajneri Kolela.SHIH VIDEON

28’ Taipi mundohet të japë një top drejt zonës, por sfera devijohet nga mbrojtja dhe Rexhepi e kontrollon pa probleme.

22′ Bytyçi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar. 22′ Telushi jep një top drejt Hadrojt, me këtë të fundit që tentoi ta kthente drejt zonës, por Tafas arriti ta kontrollonte.

20′ Zëvendësim te Partizani. Largohet i dëtmtuar Cara dhe në vendin e tij futet Cvetanoski. 16′ Hadroj ndëshkohet me karton të verdhë për nervozizëm.

14’ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Tedi Cara merr përsipër një goditje dënimi dhe me një gjuajtje fantastike çoi topin në portën e mbrojtur nga Tafas.SHIH GOLIN