E vërteta e hidhur e motrave nga Bilishti: Në Instagram jetë luksi, teksa familja jetonte në skamje në një shtëpi të falur

1 muaj më parë
E vërteta e hidhur e motrave nga Bilishti: Në Instagram jetë luksi, teksa familja jetonte në skamje në një shtëpi të falur

Ditën e djeshme autoritetet kanë ndaluar dy motrat, Deizi Arapi dhe Xhesika Arapi. Ato janë ndaluar për shkak se gjatë natës prishnin qetësinë e banorëve të zonës.

Mësohet se ato deheshin dhe bënin sjellje të papërshtme. Sakaq në momentin kur janë ndaluar nga autoritete ato kanë filluar t’i ofendojnë dhe si fillim nuk i janë bindur urdhërave të tyre.

Në rrjetet sociale këto dy motra reklamojnë jetën luksoze me makina të shtrenjta, veshje të bukura dhe pushime të shumta. Edhe në Bilisht, ato janë të njohura për sjelljen e tyre “gangstere” dhe jetën e shfrenuar të natës.

Por duket se rrjetet sociale janë vetëm një fasadë pasi dy motrat jetojnë në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit. Në media raportohet se e ëma e tyre rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.

Ndërkohë babai i dy motrave prej vitesh është i paralizuar dhe nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga bashkëshortja e tij. Kjo e fundit, një vit më parë tregonte në media se jetonin me fitimet e nxjera nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit.

E vërteta e hidhur e motrave nga Bilishti: Në Instagram jetë luksi, teksa familja jetonte në skamje në një shtëpi të falur

Duke bërë apel për një shtëpi të re ajo tregonte ka punuar si sanitare në shtëpi e hotele të ndryshme. Pas shumë apeleve dhe lutjeve, dëshira e saj për të patur një shtëpi të re iu bë realitet falë donacioneve të ndryshme.

E vërteta e hidhur e motrave nga Bilishti: Në Instagram jetë luksi, teksa familja jetonte në skamje në një shtëpi të falur

Pikërisht në atë shtëpi në Devoll jetojnë dy vajzat problematike që janë kthyer në shqetësim për banorët duke mos respektuar rregullat e komunitetit.

E vërteta e hidhur e motrave nga Bilishti: Në Instagram jetë luksi, teksa familja jetonte në skamje në një shtëpi të falur