“E vërteta e largimit tim nga Milani” Talenti hungarez rrëfehet! “Theo Hernandez pika e referimit, ai më mësonte”

3 ditë më parë
“E vërteta e largimit tim nga Milani” Talenti hungarez rrëfehet! “Theo Hernandez pika e referimit, ai më mësonte”

Milos Kerkez, ish-mbrojtësi i Milanit tani me AZ Alkmaar, komentoi për Scouted Football për ardhjen e tij te kuqezinjtë: “Kishte shumë interesa për mua gjatë dimrit. Gjithçka po shkonte shpejt sepse periudha ishte e tillë. E shkurtër. Në fakt unë doja të qëndroja në Hungari për t’u rritur fizikisht dhe për t’u larguar në verë.

Dy ditë para merkatos, Maldini më telefonoi personalisht, ai donte një takim me mua dhe babain tim, ne biseduam dhe ishte një tërheqje e madhe për mua. Ti e di kur te telefonon Maldini nuk mendon shume. Pas kesaj ishte e qarte qe do shkoja te Milan. Ishte nje klub i madh dhe kur te duan keshtu nuk mund te thuash jo. Te ekipi Primavera ka shumë të rinj vërtet të talentuar dhe atje mund të rritesh taktikisht, gjë që ishte mirë për mua, isha i vendosur të provoja veten.

Si është futbolli italian? “Futbolli është i ndryshëm kudo. Në Itali presim një futboll më taktik, në Hungari ishte më fizik, tani në Holandë është një futboll më i gjerë me ndryshime të shpejta si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Në përvojën time në Itali, gjithmonë ka qenë rreth taktikes. Gjithashtu në Primavera bënim një orë e gjysmë video analizë pas çdo loje. Kishte shumë analiza video dhe analiza të goditjeve të lira, kështu që u rrita shumë taktikisht për të luajtur zgjuar dhe për të përdorur kokën më shumë në fushë. Mendoj se ishte një përvojë e mirë mësimore dhe mënyra e përsosur për t’u rritur.”

“E vërteta e largimit tim nga Milani” Talenti hungarez rrëfehet! “Theo Hernandez pika e referimit, ai më mësonte”

Si ishte stërvitja me kampionët e Milanit? “Ishte çmenduri të stërvitesha me ekipin e parë. Herën e parë që shkova atje dhe po shikoja përreth, ishin Ibra, Hernandez dhe Leão. Ishte vërtet dicka e re për mua. I pashë në TV dy muaj para se te shkoja te Milani dhe isha duke u stërvitur me ta pastaj. Ishte e mahnitshme, por ishte një përvojë vërtet e mirë. Ata ishin të gjithë djem të mirë. Në të njëjtën kohë doja të sfidoja veten, stërvitesha shumë fort në stërvitje. Doja t’i tregoja veten trajnerit dhe tregoj se mund të jem pjesë e ekipit”.

Cilin keni studiuar më shumë? “Kam parë shumë Théo Hernández. Unë ende e shoh! Ai më mësoi shumë në lojën sulmuese, si të vrapoj brenda hapësirës, ​​si të krijoj më shumë hapësirë ​​me shpejtësinë që kam dhe si ta përdorim shpejtësinë tonë në mënyrën më të mirë.”

Pas debutimit me Pro Sesto, Milani mori Ballo-Touré si rezervë të Theo … “Prisja të luaja më shumë në ekipin e parë më pas. Prisja të kisha një shans sepse po bëja më mirë se çdo mbrojtës i krahut të Primavera. Por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Milani është padyshim një klub i madh dhe nuk është e lehtë kur je i ri të kesh një shans atje.

Por unë mendoj se me paraqitjet e mia dhe me atë që bëra ndoshta e kam merituar një shans, por ju e dini që çdo klub ka filozofinë e tij se si ata punojnë me të rinjtë, kështu që në fund vendosa për këtë të shkoja dhe të luaja futboll me më të mëdhenjtë”.

Milani fillimisht i ofroi Kerkezit mundësinë për të shkuar në huazim, por agjenti i tij ishte e vendosur t’i jepte atij një kontratë të përhershme për t’u siguruar që karriera e tij të mos shkonte keq. “Kemi pasur shumë oferta për t’u huazuar, por të jesh lojtar i huazuar është një situatë e rrezikshme.

Ndoshta skuadra dëshiron të luajë me lojtarin e akademisë së saj në vend të jush, kështu që nuk më pëlqeu shumë vendimi i huazimit. Doja një transferim definitiv nëse ishte e mundur, dhe ishte vërtet e vështirë sepse Milani nuk donte të më dorëzonte kaq lehtë”.