Parku i Shtëpisë së Pavarësisë duket se po merr gjithnjë e më shumë formë. Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ndan fotot e këtij parku, ndërsa shkruan: “Parku i Shtëpisë së Pavarësisë drejt marrjeformës përfundimtare”.
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të jetë parku më i ri në qytetin e Vlorës, një hapësirë e gjelbër që do të ofrojë kënde pushimi dhe argëtimi për të gjitha moshat. Hapësira e tij shtrihet nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti.



Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, do të jetë një hapësirë tjetër e re që do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së vendit.
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti. Ai do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren.
“Në këtë mënyrë, do të rijetësohet hapësira përpara shtëpisë ku më 1912-ën, u shpall pavarësia e Shqipërisë. Një projekt tjetër vendimtar për Vlorën, do të jetë edhe ai i tre porteve të reja.
Do të jetë një port turistik, një mallrash dhe një peshkatarësh, ai që do të lehtësojë situatën portuale në qytetin bregdetar. Kështu, do të bëhet e mundur edhe shpërndarja dhe grupimi i aktiviteteve portuale. Një aspekt tjetër themelor në punën e ngritjes së parkut, ka edhe trajtimi i ujërave të zeza e të bardha”, tha Rama.