Lideri i demokratëve, Sali Berisha, i kthyer në krye të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 majit, ka bërë një shkrim të fortë ditën e finales së “Conference League” në Tiranë.
Një lajm që eklipson tërë festën e ndezur në kyeqytetin shqiptar qysh dje. Ish-presidenti dhe ish-kryeministi i vendit bën me dije se policia jonë ka kapur pas prangave Ballist Morinën.
Fjala është për tifozin e famshëm shqiptar që ngriti dronin në mes të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. “Rama me urdher te Beogradit kap superfansin e kombetares tone Ismail Morina. Kerkoj lirimin e tij urgjent”.
“Te dashur miq, me urdher te Edi Rames kapet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit”.
“Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te pers.ekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç, perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze”.
“Denoj me ashpersine me te madhe kapjen e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Iu beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne kete akt politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç”, shkruan Berisha.