Edi Rama na habit fare: Enver Hoxha njeriu që punoi më shumë që të jemi pranë SHBA-së

2 muaj më parë
Edi Rama na habit fare: Enver Hoxha njeriu që punoi më shumë që të jemi pranë SHBA-së

Në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, kryeministri Edi Rama deklaroi se Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë që shqiptarët të jenë sot shumë të lidhur dhe të kenë një dashuri pa kushte për Amerikën.

“Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se të tërë për këtë ditë që ne jemi sot këtu dhe për thellësinë dhe dashurinë ende pa kushte të shqiptarëve ndaj SHBA-së.

Ka punuar thuajse gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së”, tha kryeministri Rama

“Të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i larguar në ekstrem shqiptarët prej SHBA-së, u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër. Një ekstrem që i bën mirë shqiptarëve në këtë fazë që jemi”, shtoi Rama.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama njoftoi sot përfundimin e marrëveshjes për pensionet me Italinë. “Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, shkruan Rama në Facebook.