Edi Rama si Gjergj Fishta: Europa një turp i madh!

8 muaj më parë
Edi Rama si Gjergj Fishta: Europa një turp i madh!

Kryeministi Edi Rama nuk ka shprehur optimizëm për mbajtjen e Samitit të Bashkimit Europian sot në Bruksel dhe shkoi pasi e refuzoi fillimisht

Në një reagim në Twitter Rama shkruan se sot është nëj ditë e re në Europë, por jo në Bullgari që duket se do të mbajë qëndrimin e vjetër sërish.

Ai shkruan se është turp për Evropën kjo çështje bullgare, që mban peng integrimin e dy vendeve të NATO-s për në Bashkimin Europian dhe Rama flet haptazi.

“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lfte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës,

“Një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!”, shkruan Rama në Twitter.

Rama nuk donte të shkonte në mbledhje së bashku me Vucic dhe Zvaev, por duket se tashmë ngjarjet kanë ndryshuar dhe situatat po ashtu.