Edi Reja ka sot ditëlindjen, e dini sa vjeç mbush italiani?

6 muaj më parë
Edi Reja ka sot ditëlindjen, e dini sa vjeç mbush italiani?

Sot, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, feston 77-vjetorin e lindjes. Ai ka lindur më 10 tetor 1945 në fshatin Lukiniko në provincën e Goricias, zona e Friulit në Itali.

Është angazhuar si futbollist nga vitet 1963- 1977, ndërkohë, si trajner e ka nisur në kategoritë e ulëta që në 1979- ën dhe deri tani, ku ka drejtuar Napolin, Lacion e Atalantën.

Sot mbush 77 vjeç dhe është trajneri i dytë më i vjetër në detyrë pas Mirkea Luçeskut të Dinamo Kievit, i cili është tre muaj më i madh.

Shorti i fazës eliminatore të Euro 2024 vuri Shqipërinë në grupin E. Kuqezinjtë do të kenë kundërshtarë Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Trajneri Edi Reja komentoi për SuperSport shortin dhe rivalët e Shqipërisë, ku ndër të tjera deklaroi:

“Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë.

Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar.

Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet e ndeshjeve të fundit. Kontrata? Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me presidentin.

Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të flasim për të ardhmen”, deklaroi italiani Reja.