Edi Reja nxjerr bllof lojtarët: Skemën ma kanë kërkuar senatorët, por nuk i kemi lojtarët e duhur për ta realizuar

8 muaj më parë
Edi Reja nxjerr bllof lojtarët: Skemën ma kanë kërkuar senatorët, por nuk i kemi lojtarët e duhur për ta realizuar

Trajneri Edi Reja drejtoi gishtin nga motivimi pas ndeshjes së barazuar pa gola ndaj Estonisë. Duke folur për SuperSport, trajneri italian i kuqezinjve tha se qershori është një muaj i vështirë për të tijtë, teksa u shpreh se edhe mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit zbehu motivimin.

“Mungesa e golit – Në jetë ndodhin gjëra të tilla dhe duhen gjetur stimuj për të ecur. Është fundi i sezonit dhe duhet të kemi respekt për lojtarët. Kanë luajtur emra të rinj dhe kanë bërë mirë në fundin e sezonit. Lojtarët janë stërvitur dhe kanë treguar cilësi.

Krijuam disa raste, pashë gjëra të mira nga emra të rinj. Motivi nuk është gjithmonë i duhuri. Të kemi besim për të ardhmen. Ndeshje të tilla nuk kanë shumë rëndësi në shumë aspekte. Dukej si miqësore gushti pa shumë tifozë dhe ritëm.

Emrat e rinj dhe sinjalet – Fakti që zbresim pak në fundore dhe godasim pak portën nuk më pëlqeu. Punuam për këtë por duhen edhe lojtarë të duhur që driblojnë dhe krijojnë avantazh numerik. Bajrami më pëlqeu, Muçolli gjithashtu. Të jemi të kujdesshëm që t’i kemi në të ardhmen. Mersinaj dhe Çokaj gjithashtu i kam ndjekur. Kemi lojtarë të rinj dhe shumë emra jashtë, të zgjedhim të duhurit për të na nxjerrë nga situata.

Skema – Nuk është gjë e madhe edhe mund të ndryshojmë. Kemi bërë këtë sot me Uzunin. Jemi mësuar të luajmë me këtë skemë. Nga mesi i fushës edhe lart duhet të jemi më kostantë. Vrioni dhe Seferi provuan të shënonin. Nuk kemi lojtarë që të na zgjidhë ndeshjen.

Në ligën B kemi ekipe cilësore si kundërshtarë. Jemi ekip i mirë që na duhet përmirësim si grup, të kemi lidhje me fanellën. Nuk mund të krahasohemi me ekipe si Franca apo Gjermania. Na duhet lidhja me fanellën. Nuk mund të krahasohemi me Francën apo Anglinë, por me ekipet e tjera po. Duhet të krijojmë një grup me lojtarë që e duan këtë fanellë, vetëm kështu mund të rritemi. Kur kam ardhur kam folur me Gjimshitin, me Veselin dhe më kanë thënë që duam siguri mbrapa, nuk ndiheshin mirë me 4. Unë gjithmonë në karrierën time kam provuar 4-3-3”, tha Reja.