Modertorja Arbana Osmani është një ndër prezantueset që nuk ka shqiptar që nuk e njeh. Figura e saj më së shumti vitet e fundit është lidhur me emisionet si ‘Dua të të bëj të lumtur’, apo edhe ‘Big Brother’, që nuk do të kishte kuptim pa prezantimin e saj.
Prej vitesh tashmë ajo është e martuar me regjisorin e njohur nga Malësia e Madhe, Eduard Grishaj. Të dy së bashku kujdesen për fëmijët e tyre, por duket se edhe romanca nuk iu mungon.
Grishaj edhe për nga natyra është pak shakator dhe gjithmonë e thumbon gruan e tij, e këtë gjë ka bërë edhe tani së fundmi.
Çifti prej disa muajsh ka ndarë lajmin se janë në pritje të një vajze dhe me sa duket eduarti po e pret me shumë emocion.
Në një foto të fundit të postuar nga Arbana Osmani, ajo tregon se si djali i saj po i lidh këpucët, pasi ajo e ka të pamundur për shkak të barkut të saj të fryrë.
Madje si mbishkrim ajo thotë se kush ka djemtë botën ka duke përmbysur shprehjen e famshme të këngs ‘Kush ka vajza botën ka’ të motrave Libohova.
Mirëpo Eduardi nuk ia paska përtuar për të treguar edhe njëherë që mezi po e pret ardhjen e vajzës së tij duke i thënë se djemtë e tyre mund t’ia fali asaj, që vajzën me sa duket e dashka për veten.
Ai i shkruan ‘Ti kam fal’, ku e kishte fjalën për djemtë.

