Regjisori, Eduart Grishaj së fundmi foli rreth spektaklit “Big Brother VIP 2’, Eduardi tregoi se spektakli do filloj këtë vit, mirëpo nuk zbuloi datën.
“Big Brother Vip po bëhet gati dhe besoj se do fillojë shumë shpejt. Do të jetë brenda këtij viti por nuk ka një datë të saktë. Është sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe besoj që është emision që kalon të gjitha përmasat. Pas BBV e vë re teksa takon njerëz të ndryshëm që e kanë jetuar BBV dhe ndjekur vazhdimisht”, tregoi ai në emisionin “Shqipëria Live”.