Einxhel flet për prishjen e shoqërisë me Beniadën: ‘’Më lëndoi mua dhe familjen time’’

1 muaj më parë
Einxhel flet për prishjen e shoqërisë me Beniadën: ‘’Më lëndoi mua dhe familjen time’’

Einxhel Shkira ka vendosur që të mos japë asnjë intervistë deri më tani duke iu përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të publikut me një ”live” në Youtube.

Ajo ka folur pothuajse për të gjithë banorët, duke treguar për disa nga situatat që është përfshirë dhe raportet që ka me disa prej tyre.

Einxhel Shkira ka vendosur që të mos japë asnjë intervistë deri më tani duke iu përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të publikut me një ”live” në Youtube.

Ajo ka folur pothuajse për të gjithë banorët, duke treguar për disa nga situatat që është përfshirë dhe raportet që ka me disa prej tyre.

Një tjetër arsye sipas Einxhel ishte edhe kur dolën nga shtëpia dhe pa që nëna e Beniadës kishte folur kundër saj.

Mes nesh nuk ka patur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë, unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje dhe aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të, këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte, unë në asnjë momente nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”, ka sqaruar Einxhel

Prezantuesja ka shpjeguar se aktualisht nuk mban kontakte me të, por nuk ka përjashtuar mundësi që kjo të ndodhë në një ta ardhme.

Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje por kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të heshtë, nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë, por nuk do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim”, u shpreh Einxhel.

Ndryshe, kujtojmë që Einxhel dhe partneri i saj DJ Dagz me të cilin u njoh dhe krijojë lidhje gjatë Big Brother VIP janë në pritje të fëmijës së parë.