Einxheli tek emisioni i Donaldit, por vetëm me një kusht!

3 muaj më parë
Einxheli tek emisioni i Donaldit, por vetëm me një kusht!

Einxhel Shkira ka realizuar një pyetësor me fansat e saj në lidhje me përvojën në “BBV”. Mes të tjerash, u pyet dhe për marrëdhënien me Donaldin.

A do të shkonte në emisionin e Donaldit?

“Nuk është që nuk ka patur tentative që të ftohemi, jo bashkë, veç e veç me sa di unë, por kontakt nuk kemi patur, a do shkoja? Si një mikesh jo, si një kolege jo, si një ish-banore që ka jetuar në të njëjtën shtëpi për shkak të rrethanave sigurisht që jo sepse nuk na lidh asgjë, nuk hy në listën e atyre që mund të iu shkoj në emision, por nga ana profesionale, si person publik, nëse më bëhet ftesa dhe nëse më ofrohet ajo që unë kërkoj për të qenë në një emision, ju  e din çka nuk bëhet me lekë bëhet me më shumë lekë, kundrejt benefitit pse jo, duke qenë se në marrëdhënien time të parë të punës me të nuk jam paguar, ndoshta kundrejt një pagese të caktuar mund të isha pjesë e emisionit në të kundërtën nuk do të hidhja poshtë të gjitha gjërat e tjera sepse nuk kam arsye që të shkoj si e ftuar”, tha ajo.