“El Bernabeu” | Asensio mirëpret ofertën e kuqezinjve: oferta e Maldinit dhe statusi i negociatave

7 muaj më parë
“El Bernabeu” |  Asensio mirëpret ofertën e kuqezinjve: oferta e Maldinit dhe statusi i negociatave

Pa dyshim, ndër lojtarët që Milani i ka kushtuar vëmendje në merkato, nuk mund të mos përmendim Marco Asensio: anësori i talentuar spanjoll, duke u larguar nga Real Madrid, është një profil që Maldini dhe Massara pëlqejnë.

Ideja eshte ta bejne ate yllin i ri te skuadrës. Kontrata e tij me Blancos skadon pas 1 viti dhe Reali i ka bere me dije se nuk do t’i ofroje rinovimin. Keshtu lojtari i lindur dhe rritur ne Majorka është gati të vlerësojë ofertat e reja dhe ndër propozimet e marra – sipas faqes spanjolle “El Bernabeu” – ai i Milanit do të dukej ai i preferuari nga lojtari.

Interesimi i Arsenalit, Liverpoolit dhe Manchester Unitedit është gjithashtu i prirur për lojtarin, por ideja e Milanit dhe mundësia për të qenë protagonist duket se janë elementë të miratimit më të madh për Asension.

Gjithashtu sipas El Bernabeu, Milani do t’i kishte ofruar Real Madridit një shifër afër 30 milionë eurove bashke me bonuse, një vlerësim që për drejtimin e blancos do të ishte ende shumë i ulët. Megjithatë, nëse kuqezinjtë do ta rrisnin ofertën megjithatë, shanset për të parë Asension do të rriteshin.