Eliona largohet nga ‘Klanifornia’, aktorja sqaron publikun një herë e mirë!

3 muaj më parë
Eliona largohet nga ‘Klanifornia’, aktorja sqaron publikun një herë e mirë!

Aktorja Eliona Pitarka, është një ndër bukuroshet e show bizzit e cila është gjithmonë në qendër të vëmedjes. Edhe në Instagram është mjaft aktive ku shpesh hap pyetësor dhe komunikon me ndjekësit e saj.

Gjithmonë përgjigjiet që personazhet publikë japin në Instagram zbulojnë shumë nga planet e tyre, por shpesh dalin edhe ‘sekrete’ nga televizionet.

Së fundmi ka qënë aktorja që ka zbuluar një të re, pasi një ndjekës e pyeti se kur do të fillojë emisioni i humorit ‘Klanifornia’.

Ndjekësi e ka pyetur aktoren: “Kur fillon Klanifornia”?
Por si u përgjigj ajo?

Eliona bëri me dije se nuk ka informacion lidhur me datën që starton “Klanifornia” pasi ajo nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit.

“Në fakt nuk kam info të saktë për datën, pasi unë nuk do të jem më pjesë e Klanifornias, uroj të shihemi së shpejti në projekte të tjera televizive”, ka shkruar Eliona.

Eliona që në fillimet e saj ka luajtur role disi dytësore të vajzës së bukur që nuk ka shumë inteligjencë, por më së shumti duket si koketë, duke krijuar kështu një profil të saj në fushën e aktrimit dhe gjithmonë ka pasqyruar një pjesë të realitetit me rolet e saj. Gjithsesi ne shpresojmë që ta shohim atë në spektakle të tjera.