Elliott mbulon me para Gazidis: zbulohet shpërblimi për drejtuesin. Shitja e Milanit i solli 500 mln euro “fitim”

6 muaj më parë
Elliott mbulon me para Gazidis: zbulohet shpërblimi për drejtuesin. Shitja e Milanit i solli 500 mln euro “fitim”

Nuk është ende e qartë nëse CEO i AC Milan, Ivan Gazidis do të largohet nga posti i tij në klubin kuqezi në nëntor, megjithëse kjo mbetet mundësia më konkrete për momentin. Megjithatë, e sigurt është se largimi i tij pas katër viteve të menaxhimit të fondit Elliott do të shpërblehet siç duhet.

E shkruan Il Sole 24 Ore, duke shpjeguar se detaji del nga një dokument i konsultuar së fundmi, i nënshkruar nga vetë Gazidis dhe nga kompania luksemburgase Project RedBlack, e cila nga ana e saj është një nga kasafortat që ishte vënë nën kontrollin e Milanit.

Në kontratë – shkruan gazeta – ka një klauzolë stimuluese që parashikon, në rast të shitjes së Milanit, që Gazidis të përfitojë (si në aksione ashtu edhe në para) një përqindje midis 5% dhe 7.5% të fitimit të kapitalit të marrë në Luksemburg nga Elliott.

Ky i fundit, sipas disa vlerësimeve, u shit te RedBird dhe i dha Elliott një fitim kapital prej rreth 500 milionë euro. Sipas vlersimit te bere nga Calcio Finanza, Ivan Gazidis duhet te perfitoje 20 mln euro shperblim per punen e kryer gjate gjithe ketyre viteve per te sjelle llogarine ne rregull.