Emërohet drejtor i festivalit të RTSH?! Flori Mumajesi reagon: Unë nuk di gjë…

7 muaj më parë
Emërohet drejtor i festivalit të RTSH?! Flori Mumajesi reagon: Unë nuk di gjë…

Prej disa ditësh në media kanë qarkulluar lajme se artisti Flori Mumajesi do të jetë drejtori artistik i festivalit të Këngës në RTSH.

Pasi ka parë që ky laj po përhapet në mënyrë të shpejtë Flori Mumajesi ka reaguarpërmes një postimi në Instastory. Ai shprehet se ai vetv nuk di gjë për këtë ‘ndodhi’, duke hedhur kështu poshtv të gjitha lajmet e hedhura nga disa media.

“Rikujtojmë se Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja herë pjesëmarrje ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The dreams”, e tani vjen mometi që bëhet drejtor artistik. Po Flori që s’di gjë”?

Me anë të një postimi në Instastory, ai hodhi poshtë të gjithë thashethemet. Flori është një këngëtar mjaft i njohur dhe që ka bërë shumë bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm.

Ai gjithashtu ka qënë pjesë e festivaleve si ‘Kënga Magjike’, ku dhe ka qënë fitues si dhe shumë këngë të kompozuara nga ai kanë marrë cmime në këtë festival.

Të gjithë duhet të mbani mend vitin 2018, ku ai mori pjesë në festivalin e Këngës Magjike dhe së bashku me grupin Three Dots rrëmbyen disa cmime.